Sport
Lista/ Futbollistët që nuk do luajnë me shtetin ku kanë lindur
Botërori i Katarit është shumë pranë dhe vetëm pak orë na ndjanë nga kompeticioni më i madh për shtete.
Janë plot 137 lojtarë që nuk do përfaqësojnë vendin në të cilin kanë lindur, pasi bëjnë pjesë në të tjera Kombëtare.
Mes tyre është edhe Xherdan Shaqiri. 31-vjeçari nga Kosova ka lindur në Gjilan por ka pasaportë zvicerane dhe do luajë për Zvicrën në Botëror.
Pepe dhe Otavio kanë lindur në Brazil por mbajnë veshur fanellën e Portugalisë. Një emër tjetër që ia vlen të përmendet është edhe Raheem Sterling, i natyralizuar si Anglez pasi nuk zgjodhi të përfaqësojë Xhamajkën.