Connect with us

Aktualitet

LISTA / Këto 20 qytete shqiptare do të pajisen me kamera inteligjente dhe do monitorohen 24 orë

Njëzet qytete të vendit do të pajisen me një sistem kamerash inteligjente me qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës e pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor.

Sipas ‘Tv Klan”, janë 20 qytetet ku do të instalohen këto pajisje, të cilat do jenë funksionale 24 orë.

Në 5 prej qyteteve, konkretisht Kamëz, Vlorë, Lezhë, Rrëshen dhe në një pjesë të Tiranës ka nisur instalimi i kamerave inteligjente.

Kamerat inteligjente me rezolucion të lartë funksionojnë edhe në audio dhe mundësojnë pamje të qarta edhe për persona të dyshuar që lëvizin në këmbë apo me automjet.

Qytetet e përcaktuara për të qenë pjesë e projektit “Smart City” janë përzgjedhur nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit bazuar në nivelin e kriminalitetit që ato kanë.

Projekti për monitorimin me kamera inteligjente të 20 qyteteve do të kushtojë në total 60 milionë Euro, ku një pjesë e konsiderueshme e vlerës do të mundësohet nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lista e plotë e qyteteve që do të përfshihen nga projekti “Smart City”

Qytetet pjesë e projektit “Smart City”:

Tiranë
Durrës
Kamëz
Kavajë
Krujë
Laç
Lezhë
Rrëshen
Shkodër
Elbasan
Pogradec
Korçë
Lushnje
Fier
Berat
Vlorë
Sarandë
Gjirokastër
Peshkopi
Kukës

Advertisement