Connect with us

Bota

LISTA- Miliarderët e Forbes/ Musk kryeson, Trump dyfishon pasurinë…ka edhe prurje të reja

Publikohet lista e re e Forbes për miliarderët e botës! Lista shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale, e cila këtë vit përmban 3028 emra – një numër rekord që nga publikimi i parë i listës në 1987. Pasuria e tyre totale arrin në 16.1 trilion dollarë, shuma më e lartë e të gjitha kohërave. Edhe kësaj here Elon Musk mban vendin e parë duke rrëzuar nga froni manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, pasi pasuria e tij u rrit me 75%, duke kapur shifrën e 342 miliardë dollarëve.

Kështu, Musk bëhet personi i parë që e kaluar ndonjëherë shifrën e 300 miliardë dollarëve si pasuri personale.

Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka dyfishuar pasurinë e tij, tani duke shkuar në 5.1 miliardë dollarë. E gjitha kjo falë aksioneve të tij në “Trump Media & Technology Group” dhe të ardhurave të mëdha nga investimet e tij të fundit në botën e kriptomonedhave.

LISTA- Miliarderët e Forbes/ Musk kryeson, Trump dyfishon

Forbes

Në vendin e dytë pas Musk është Mark Zuckerberg me një pasuri prej 216 miliardë dollarësh, ndërsa Jeff Bezos pason në vendin e tretë me 215 miliardë dollarë. Në vendin e katërt është themeluesi i Oracle, Larry Ellison me 192 miliardë dollarë dhe në vendin e pestë është Bernard Arnault dhe familja e tij me 178 miliardë dollarë.

Dhjeshja e parë plotësohet nga:

6: Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 154 miliardë; 7: Larry Page, i cili dha dorëheqjen si CEO i Alphabet, kompania mëmë e Google, në 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 144 miliardë; 8: Sergey Brin, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Alphabet, kompania mëmë e Google, në dhjetor 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 138 miliardë; 9: Amancio Ortega, themelues dhe pronar i kompanisë shumëkombëshe Inditex, e cila, ndër të tjera, zotëron Zara-n, me 104 miliardë.

Hyrjet e reja: Nga Springsteen në Schwarzenegger

Lista e 2025 përmban 288 miliarderë të rinj që shfaqen për herë të parë, duke përfshirë muzikantin Bruce Springsteen, themeluesin e Chipotle Steve Ells, CEO i Alphabet/Google, Sundar Pichai, aktorin dhe ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger dhe 28-vjeçarin, bashkëthemeluesin e Scale AI, Alexander ëang, më i riu i që ka kapur miliarda.

Shtetet e Bashkuara ruajnë epërsinë me 902 miliarderë, një numër rekord, me një vlerë totale prej 6.75 trilionë dollarë. Kina pason në vendin e dytë me 450, dhe India në të tretën me 205.

Numri i njerëzve me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë arriti gjithashtu një nivel rekord, me 15 persona në mbarë botën. Por në të njëjtën kohë, 107 persona ranë nga lista këtë vit, duke përfshirë trashëgimtarin e Hermès, Nicolas Pess dhe pronarin e Hobby Lobby, David Green, ndërsa 32 miliarderë vdiqën përgjatë 2024./

Advertisement