Kosova
Lista serbe: Duke krijuar një armik virtual, Kurti justifikon vazhdimin e terrorit
‘Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’i shpallur terroriste organizatat inekzistente ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’, është pjesë e planit të regjimit të tij për të krijuar një armik imagjinar e virtual për të justifikuar vazhdimi i terrorit politik që ai dhe forcat e tij speciale bëjnë në veri të Kosovës përmes arrestimeve të pabaza të serbëve të pafajshëm, keqtrajtimit dhe frikësimit të qytetarëve” – Kështu thuhet në një reagim nga ‘Lista Srpska’.
“Sikur të mos ishte i rrezikshëm, këto veprime të Kurtit, Sveçlës dhe ministrave të tjerë të Prishtinës do të ishte qesharak, por planet që rezultojnë nga ky vendim tregojnë se në vend të de-përshkallëzimit, kryeministri i Kosovës po planifikon përshkallëzim të mëtejshëm, represion dhe fuqizim të parapolicisë” – vazhdon deklarata
Dje Qeveria e Kosovës ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.
Kryeministri Albin Kurti tha se këto organizata përfaqësojnë një “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues” të Kosovës.
Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme Sveçla u shpreh se këto dy organizata po kryejnë aksione të drejtpërdrejta terroriste kundër Kosovës.