Connect with us

Kosova

Lista serbe/ Gjermania tregon kufirin te thana

Gjermania ka bërë të qartë se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të parakohshme që do të mbahen në katër komunat në veri të vendit, nuk do të ketë krijim të Asociacionit.

Një deklarim të tillë e ka bërë në Beograd, Carsten Meyer-Wiefhausen, zëvendës shefi i misionit të ambasadës gjermane në shtetin fqinj.

Siç raportojnë mediat në Serbi, ai ka sqaruar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është i mundur, nëse listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale që Kosova planifikon t’i mbajë në katër komuna në veri të Kosovës, nuk janë dorëzuar.

I pyetur për pasojat e mundshme nëse listat e kandidatëve nuk dorëzohen brenda afatit, në panelin e diskutimit , zëvendës shefi i misionit të ambasadës gjermane u shpreh: -“nëse nuk keni zyrtarë, kryetarë komunash, nuk mund të krijoni një komunitet komunash”.

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit. Kjo parti politike nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

 

 

Advertisement