Connect with us

Kosova

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës

Lista Serbe – e vlerësuar si partia kryesore e serbëve në Kosovë – tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e shpallura për katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Njoftimi vjen pasi presidentja Vjosa Osmani, caktoi 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Kryetarët e këtyre komunave – që të gjithë nga Lista Serbe – dhanë dorëheqje më 5 nëntor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave me targa serbe.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se pas dorëheqjes së kryetarëve, komunat duhet të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, por shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, tha se këto zgjedhje janë të destinuara për të dështuar. Ai tha se ato janë “një përpjekje e re e Prishtinës për të pushtuar” veriun e Kosovës, “duke u fshehur pas një lloj procesi zgjedhor”.

 

Advertisement