Bota
LLOGARI NE DITE PUSHIMI/ Irani dhe Izraeli bëjnë bilancin e luftës, numri i të vrarëve në 12 ditë

Të paktën 606 persona janë vrarë në Iran që kur Izraeli nisi sulmin e tij më 13 qershor, përfshirë 107 vetëm të hënën. Kjo, sipas shifrave të ndara nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit gjatë një takimi krize në Teheran. Ministria tha se 95% e viktimave vdiqën në vendin e sulmeve, me të hënën që shënoi ditën më vdekjeprurëse të konfliktit.
Nga ana tjeter edhe Izraeli ka bërë një bilanc zyrtar të viktimave të luftës 12-ditore me Iranin, duke thënë se 28 persona janë vrarë dhe mbi 1300 janë plagosur nga raketimet që Republika Islamike ka ndërmarrë ndaj shtetit hebre. Lajmi është bërë me dije nga autoritetet vendore të shëndetësisë, pa dhënë specifika të tjera.
Megjithatë armëpushimi I anonçuar nga presidenti amerikan dhe i konfirmuar nga të dy vendet, nuk mund të quhet 100% efektiv, pasi shumë lëshime raketash kanë ndodhur që prej fillimit zyrtar të tij.

