Kosova
LLOGARITARI VUÇIÇ/ Pse Richard Grenell nuk i mbështet protestat në Serbi?
Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misionet speciale, ka komentuar protestat e studentëve në Serbi, duke shkruar në rrjetin social X, bashkë me një video të protestës, se është e rëndësishme të dëgjohen zëra të ndryshëm, por që nuk ka mbështetje amerikane për ata që minojnë shtetin e së drejtës dhe që pushtojnë institucionet shtetërore me dhunë.
Sipas ‘Veçernji list’, kjo ne fakt është mbështetje për autokracinë e Aleksandër Vuçiqit dhe regjimit të tij, dhe njëkohësisht reagimi i parë i administratës së re amerikane lidhur me protestat në Serbi, të cilat kanë zgjatur gati tre muaj.
“Grenell, duke folur për dhunën, përdori retorikën e qeverisë aktuale serbe, e cila i akuzon demonstruesit për dhunë dhe nuk e pa, ose të paktën bëri sikur nuk pa dhunën e qeverisë serbe ndaj studentëve. Marrëdhëniet e ngushta me Vuçiqin janë ndoshta arsyeja për një retorikë të tillë të parashikueshme” – ka shkruar ‘Veçernji list’ duke theksuar se Grenell solli dhëndrin e Vuçiç Trump, Jared Kushner, i cili po ndërton një kompleks hotel-rezidencial luksoz në qendër të Beogradit në vendin e ndërtesës së dëmtuar të Ministrisë së Mbrojtjes në bombardimin në 1999, pavarësisht kundërshtimit të publikut profesionist për faktin se ka statusin e një pasurie kulturore të mbrojtur.
“Llogaritja e Vuçiqit është shumë e thjeshtë – duke siguruar afeksionin shtesë të presidentit të ri, të vjetër amerikan, përmes investimeve nga njerëzit e afërt të tij dhe duke marrë parasysh narcizmin e Donald Trump, ai thjesht mund ta nderojë atë” – ka shkruar ‘Veçernji list’