Politike
Lobimi 6 mln dollarë/ Deputeti i PD thyen urdhërin e Berishës: Administrata e Trump mbështet PD-në

Deputeti opozitar, Bujar Leskaj ka thyer urdhrin e kreut të PD, Sali Berishës për të komentuar mbi kontratën e lobimit prej 6 mln dollarësh me kompaninë amerikane.
Në një reagim në rrjetet sociale, Leskaj thotë se administrata e presidentit amerikan Donald Trump mbështet PD-në.
Deputeti thekon se kontrata është ‘më shumë se një marrëveshje lobimi; ajo është një platformë strategjike për forcimin e demokracisë shqiptare, për afrimin më të ngushtë me SHBA’.
Dje Sali Berisha, u shfaq në një biznes fason ku shmangu çdo koment mbi kontratën e lobimit. Madje u anulua konferenca me gazetarët, në mënyrë që të shmangte pyetjet mbi kontratën e lobimit.
Në mesazhin drejtuar kandidatëve të PD, thuhej “Përqendrimi i medias, me urdhër të Ramës, te tema e ‘kontratës’ është një përpjekje për ta shpërqendruar fushatën tonë dhe tërhequr vëmendjen e publikut nga dështimet e Ramës në 12 vjet dhe mungesa e ofertës. Duke qenë se fushata e PD-ASHM ka ngjitur, do të ishte gabim strategjik nëse ne do të ndihmonim qeverinë për të larguar vëmendjen nga thelbi i fushatës, që është programi dhe oferta ekonomike. Pas konsultimeve me ekipin amerikan është marrë vendimi politik që: asnjë përfaqësues i PD-ASHM të mos dalë në media për këtë temë. Partia Demokratike e ka dhënë variantin e saj final për këtë çështje në një deklaratë të bërë të shtunën.”
Reagimi i Bujar Leskaj:
𝗞𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗿𝗲 𝗻𝗲 𝗦𝗛𝗕𝗔: 𝗡𝗷𝗲 𝗺𝗼𝗺𝗲𝗻𝘁 𝗵𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗽𝗲𝗿 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝗻𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝗻𝗲 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲.
Më 30 mars 2025, një zhvillim i rëndësishëm ndodhi në marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Fondacioni shqiptaro-amerikan “Ta Bëjmë Shqipërinë Madhështore Sërisht”, drejtuar nga patrioti demokrat z.Nuredin Seci ,me bazë në Nju Jork, firmosi një kontratë shërbimi me kompaninë lobuese amerikane Continental Strategy, për të mbështetur Partinë Demokratike në strategjinë e saj të afrimit me administratën Trump II dhe për të forcuar lidhjet institucionale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo kontratë, e regjistruar zyrtarisht në përputhje me Aktin Amerikan të Rregjistrimit të Veprimtarëve të Huaj (FARA), përfaqëson një njohje të qartë politike dhe juridike të Partisë Demokratike në skenën ndërkombëtare. Për më tepër, ajo shënon fundin e narrativës së rreme të izolimit të Partisë Demokratike dhe zhbën propagandën politike të ngritur prej vitesh nga kundërshtarët e saj. Një falenderim të vecanté është për punén , përkushtimin,
finalizimin e kësaj kontrate nga z.Flamur
Noka,Sekretar i Përgjithshëm i PD.
⸻
𝗡𝗷𝗲 𝗶𝗻𝘃𝗲𝘀𝘁𝗶𝗺 𝗽𝗲𝗿 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝗰𝗶𝗻𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲 𝗮𝗿𝗱𝗵𝗺𝗲𝗻 𝗲𝘂𝗿𝗼𝗮𝘁𝗹𝗮𝗻𝘁𝗶𝗸𝗲 𝘁𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲𝗿𝗶𝘀𝗲
Përmes kontratës me Continental Strategy, Partia Demokratike garanton ndërtimin e marrëdhënieve të forta me vendimmarrësit kryesorë në qeverinë dhe Kongresin amerikan. Kjo nismë synon të promovojë demokracinë, të forcojë shtetin e së drejtës dhe të mbështesë nisma kundër korrupsionit në Shqipëri (té prodhuara me shumicë nga sekti Rama në kéto 12-vite )duke e vendosur vendin tonë në rrugën e pakthyeshme drejt standardeve perëndimore.
Në këtë proces, një rol të jashtëzakonshëm luan komuniteti shqiptaro-amerikan, i cili ka treguar gatishmëri për të mbështetur Partinë Demokratike, si në aktivitetin politik, ashtu edhe në atë financiar. Kjo kontratë është një dëshmi konkrete e fuqisë mobilizuese të diasporës sonë në mbrojtje të vlerave demokratike.
Historikisht diaspora ne SHBA , pérmes VATRËS së Nolit, Konicës ,etj ka mbështetur Shqipërinë në kohërat e vështira.
⸻
𝗣𝗮𝗿𝘁𝗻𝗲𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗳𝗶𝗴𝘂𝗿𝗮 𝗸𝘆𝗰𝗲 𝘁𝗲 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲𝘀 𝗮𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻𝗲
Në zbatimin e kësaj kontrate janë përfshirë figura me peshë nga administrata Trump, si Carlos Trujillo, Alex Garcia dhe Alberto Martinez. Ky angazhim i nivelit të lartë garanton që kauza demokratike shqiptare të përfaqësohet me seriozitet dhe profesionalizëm pranë institucioneve më të rëndësishme në Uashington.
⸻
𝗥𝗶𝗸𝗼𝗻𝗳𝗶𝗿𝗺𝗶𝗺 𝗶 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗵𝗶𝘀𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝘁𝗲 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝗲 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲
Kontrata riafirmon orientimin historik të Partisë Demokratike dhe liderit të saj Prof.Dr.Sali Berisha drejt një marrëdhënieje të qëndrueshme strategjikisht me SHBA-të, një parim kyç që ka udhëhequr këtë forcë politike që nga themelimi i saj , në vitin 1990.
Ftesa e Prof. Dr. Sali Berishës për të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane 2025 në Valencia është një tjetër dëshmi e rikthimit të fuqishëm të Partisë Demokratike në arenën ndërkombëtare.
⸻
𝗡𝗷𝗲 𝗶𝘇𝗼𝗹𝗶𝗺 𝗶 𝗿𝗶 𝗽𝗲𝗿 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲 𝗮𝗸𝘁𝘂𝗮𝗹𝗲
Në të njëjtën kohë, kontrata thekson izolimin e Edi Ramës nga partnerët strategjikë amerikanë, duke shënuar një ndryshim të qartë në qasjen e Uashingtonit ndaj realitetit politik në Shqipëri. Administrata e Presidentit Trump mbështet tashmë qartazi alternativën demokratike që përfaqëson Partia Demokratike. Rama éshtë kukulla e Sorosit.
⸻
𝗣𝗲𝗿𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝗺: 𝗡𝗷𝗲 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲 𝗽𝗲𝗿 𝘁𝗲 𝗮𝗿𝗱𝗵𝗺𝗲𝗻
Kontrata me Continental Strategy është më shumë se një marrëveshje lobimi; ajo është një platformë strategjike për forcimin e demokracisë shqiptare, për afrimin më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë, demokratike dhe perëndimore.
Falë kësaj kontrate dhe mbështetjes së diasporës shqiptaro-amerikane, Partia Demokratike hyn në një fazë të re force dhe legjitimiteti në betejën e saj për të rikthyer demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Fitore PD-ASHM, fitore 1 në zgjedhjet e
11 majit !

