Kosova
Loja me skaner në kufi/ Vuçeviç: Kurti s’ka plan për Jarinjën dhe Bërnjakun
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën gjithçka që mallrat serbe te mos hyjne në Kosovë dhe se po bëhen inspektime të gjata të panevojshme, vetëm për t’i bërë njerëzit nervozë dhe për të bërë të pakuptimta gjithçka që thuhet se është rënë dakord.
“Fatkeqësisht, gjithçka po shkon keq. Kurti pranoi, firmosi, por në thelb po ben te kunderten”, tha Vuçeviq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për të komentuar radhët e gjata kilometërshe në Merdar, ku Prishtina së fundmi miratoi hyrjen e mallrave serbe.
Ai kujtoi se Kurti krijoi problem edhe me Cefta-n dhe hyrjen e mallrave serbe në Kosovë dhe se më vonë e ndryshoi këtë vendim duke pritur lëvdata dhe tha se është i bindur se Kurti nuk do ta lërë mallrat serbe te kalojne nëpër Jarinj dhe Bërnjak.
“Ai po justifikohet se nuk ka skanera…dhe hedh dysime se bashke me mallrat ne kush e di se cfare mund te dergojme tjeter per serbet ne veri te Kosoves. Gjithçka po bëhet për t’ua vështirësuar jetën normale serbëve atje” – deklaroi kryeministri Vuçeviq.