Connect with us

Pinknews

Loja RC Cola/ Grupi i parë shpallet fitues!

Pasi Luizi lexoi zarfin e bardhë, Nita ndau grupet dhe të gjithë banorët dolën në oborr për të kryer sfidën që Vëllai i Madh organizoi për to, në bashkëpunim me brandin amerikan RC Cola.

Grupi i parë i përbërë nga Luizi, Jori, Elvisi, Keisi dhe Bledi e kryen me sukses raundin e parë.

Efi, Qetsori, Kiara, Kristi dhe Ronaldo ishin pjesë e grupit të dytë, të cilët njësoj si grupi i parë e realizuan me sukses raundin e parë.

Grupi i parë realizoi me sukses edhe raundin e tretë. Luizi, Jori, Elvisi, Keisi dhe Bledi u shpallën fitues të sfidës dhe fituan 3 mijë euro në total.

Advertisement