Connect with us

Politike

Loja vazhdon/ Meta do ta largojë, Kryemadhi i qëndron besnike e voton për president të PL-së

Loja brenda Partisë së Lirisë mes Ilir Metës kryetar partie dhe bashkëshortes së tij, ish-kryetare dhe anëtare e kryesisë ka vijuar gjatë gjithë ditës së sotme teksa në Pallatin e Kongreseve është mbledhur Konventa Kombëtare.

Prej 2-3 javësh, Ilir Meta nisi një fushatë të egër kundër Kryemadhit duke e akuzuar për shkatërrimin e partisë që ia la me 17 deputetë dhe tani ka vetëm katër. Ai e akuzoi bashkëshorten e tij për nepotizëm, që sipas Metës ka dëmtuar rëndë Partinë e Lirisë.

Për këtë Meta thirri edhe Konventën Kombëtare për të ribërë forumet e partisë, e me këtë rast për të larguar bashkëshorten nga kjo forcë politike.

Vetëm ditën e sotme Kryemadhi “e pranoi” fitoren e Metës teksa deklaroi se ajo është një gladiatore me taka, por që do të shohë prioritete të tjera duke iu përkushtuar familjes.

E megjithëse burri e nxori nga skena politike, loja brenda partisë ka vijuar deri në momentet e fundit, kur Kryemadhi e votoi Ilir Metën për President të Partisë, duke e bërë publike votën e saj.

“Nuk ka fshehtësi vote mes burrit dhe gruas”, tha Kryemadhi në votimin që mesa duket do të jetë i fundit i saj si e zgjedhur në forumet e larta të partisë së bashkëshortit të saj.

Advertisement