Aktualitet
Lojërat Olimpike/ Kosova “e argjendtë”, Distria Krasniqi humbet finalen ndaj Divota Keldivorova
U mundua shumë, por në fund solli në Kosovë, medaljen e argjendtë. ,
Distria Krasniqi bëri të pamundurën në finalen e madhe në dispilinën e xhudos, në kategorinë deri në 52 kilogramë, mes luftëtaren “dardane”, që u mundua deri në sekondën e fundit për të arritur triumfin, mirëpo në fund u shpall sportistja nga Uzbekistani, Diyota Keldiyorova me një “ëazzari”.
Në gjysmëfinale Distria u përball me xhudisten italiane Odette Giuffrida, ku fitoi me “golden score” dhe siguroi medaljen e argjendtë, pasi italiania u shmang tërë kohën nga lufta dhe mori tri vërejtje.
Në total xhudistja nga Kosova siguroi katër fitore. Krasniqi mposhti me “ippon” xhudistet Maryam March Maharani nga Indonezia dhe Gafen Primo nga Izraeli në fazat e para të garës.
Ndërkaq, kujtojmë se kjo është medalja e dytë në karrierën e saj në Lojërat Olimpike, pas të artës në Tokio para tri vitesh. /i.m /abcnews.al