Sport
Lojtari më i mirë i vitit, Haaland: “Pep është më i frikshëm se babai im”
Erling Haaland, sulmuesi norvegjez dhe Aitana Bonmati nga Spanja janë shpallur më të mirët (lojtar dhe lojtare) të sezonit 2022-2023 nga UEFA, në eventin e zhvilluar menjëherë pas shortit të Ligës së Kampionëve në Monako.Sulmuesi 23-vjeçar dhe “arkitekti” i trefishit historik (FA Cup, FA Championship, Champions League) të arritur nga Manchester City, shënoi 52 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke fituar majat e preferencave nga bashkëlojtari i tij belg Kevin De Bruyne dhe Argjentinasi Lionel Messi.
Qendërsulmuesja 25-vjeçare spanjolle fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën në sezonin 2022-23, ndërsa triumfoi edhe në Botërorin e fundit të femrave me kombëtaren e këtij vendit të sajë. Në të dyja garat ajo u shpall lojtarja më e mire e turneve, ndërsa në çmimin më të lartë të sotëm fitoi ndaj bashkatdhetares së saj Olga Carmona dhe australianes Sam Kerr. Pep Guardiola, i cili udhëhoqi Cityn për të fituar Champions League, u votua si trajneri më i mirë, ndërsa për femra trajnerja më e mire u shpall ajo e kombëtares holandeze përpara trajneres së përfaqësueses së Anglisë, Sarina Wiegman.