Connect with us

Bota

Londra në flakë dhe panik, digjet godina 6-katëshe, mbi 100 të evakuuar, mes tyre dhe shumë fëmijë

Angli- Një zjarr masiv shkrumboi gjatë orëve të natës, duke zbardhur dita e sotme (26 Gusht) një nga pallatet në bllokun e banesave 6-katëshe në Dagenham, në lindje të Londrës.

Mbi dyqind zjarrfikës ishin në vendngjarje. Të paktën njëqind njerëz, përfshirë fëmijë, u evakuuan dhe dy të plagosur u transportuan në spital.

Siç raportoi edhe BBC, skelat rreth ndërtesës në “Freshwater Road” u dogjën nga flakët, ashtu si edhe pjesë të pallatit deri në katin e gjashtë dhe çati.

Deri tani nuk raportohet për viktima dhe as për shkakun e zjarrit, teksa “La Repubblica” publikoi edhe pamjet e frikshme të flakëve që përpijnë godinën.

“Zjarri po prodhon tym të dendur dhe ne këshillojmë banorët vendas të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura”, tha komandanti i stacionit të zjarrfikësve, Alan Bendell.

Rruga ishte e mbyllur për qarkullim, teksa hetimet janë ende aktive.

Dagenham fire sees 100 evacuated as 225 firefighters battle huge blaze at  block of flats - Daily Star

Advertisement