Pinknews
Loredana flet për herë të parë për lidhjen me Noizyn
Verën që lamë pas, rep artistët Loredana dhe Noizy publikuan këngën e tyre “Heart Attack”, e që prej atëherë fansat e dyshes nuk reshtën së spekuluari për një romancë mes tyre.
Dyshimet në publik vazhdojnë të qëndrojnë dhe ajo u pa edhe së fundmi kur një nga ndjekësit e Loredanës në Instagram, e pyeti këngëtaren nëse ajo është bashkë me Noizyn.
Ylli i hitit “Rockstar” e ka mohuar kategorikisht të jetë duke përjetuar ndonjë romancë me rep artistin e labelit, OTR.
“A e keni seriozisht? Noizy është një shok që nuk mund ta zëvendësojë askush”, ka shkruar ajo në disa storie të publikuara.