Connect with us

Politike

Lorenc Vangjeli: Politika, e njëjta supë e vjetër që na serviret në tenxhere të re

Analisti Lorenc Vangjeli komentoi çeljen e fushatës së PD-së ditën e sotme në Tiranë.

Për emisionin Log të Endri Xhafos në News 24, Vangjeli shprehet se e njëjta supë po u jepet sërish njerëzve por tashmë në një tenxhere të re.

Për praninë e LaCivitas në krah të Berishës, Vangjeli thotë se nuk do sjellë ndonjë ndryshim tek votuesi shqiptar, pasi nuk garon ai përballë Ramës por Berisha.

E njëjta supë e vjetër që na shfaqet në tenxhere të reja. Klasa politike nuk është më zgjidhja, për të zgjidhur problemet, por vetë problemi për tu zgjidhur. Është një oii e zgjatur, si vaj jugu. Nuk është se ka për tu ndryshuar ndonjë gjë e madhe.

Dy javët e tjera do kalojmë në një spirale tensioni, besoj se do jetë përvëlues

Advertisement