Politike
Lorenc Vangjeli: Pse Shqipëria mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në tetor
Gazetari Lorenc Vangjeli thotë se nga marrëveshja mes Rithemelimit dhe mazhorancës i vetmi i humbur është Lulzim Basha.
Sipas Vangjelit, nuk përjashtohet mundësia që vendi të shkojë në zgjedhjet të parakohshme në tetor dhe kjo sipas tij lidhet shumë me zgjedhjet amerikane që mbahen në fillim të nëntorit.
“Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë, është pushuar nga puna Alibeaj se nuk do mundte të bënte diçka në komisionin e reformës zgjedhore.
Rama që ka shansin të zgjedhë mes Berishës dhe Bashës dhe Berisha që sheh Bardhin si njeriun që mund t’i zbardhë faqen.
Për fat të keq, nxirja e faqes politike mund të ndodhë minimalisht në tetor, nëse Shqipëria thirret në zgjedhje të parakohshme dhe maksimalisht në prill.
Është një tezë që buron nga mundësitë teorike dhe logjike, nga fakti që gjysma e botës në këto muaj shkon në zgjedhje.
Në Shqipëri një mundësi më e madhe është se në nëntor ka zgjedhje në SHBA dhe si rrallëherë palët në Tiranë e projektojnë të nesërmen e tyre me të nesërmen e atij që do të zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë”, tha Vangjeli.