Sport
Luan poker gjatë ditëlindjes së vajzës/ Neymar shokon rrjetin me veprimin e fundit
Më 7 shkurt, vajza e Neymar, Maevi, mbushi 6 muajsh, dhe me atë rast futbollisti dhe ish-e dashura e tij, Bruna Biancardi organizuan një festë.
Një video u shfaq në internet ku shfaqet ish-partnerja e Neymar dhe braziliani duke i kënduar një këngë festive vogëlushes.
Mirëpo, fansat vunë re se njëkohësisht me festën, futbollisti po luante poker online. Pranë Neymar-it, i cili po këndon këngën, është një telefon dhe ai shpërqendrohet duke parë lojën.
Në rrjetet sociale, fansat kanë shpërthyer në kritika dhe ironi.
32-vjeçari ka një kontratë dyvjeçare me Al-Hilal aktualisht, por ai është jashtë për pjesën tjetër të sezonit pas një dëmtimi.
Përpara lëvizjes së tij nga PSG në Arabinë Saudite, sulmuesi pranoi se planifikon të bëhet profesionist në poker pasi të varë këpucët në të ardhmen.
Neymar tha: “Është e vërtetë që kam në plan të bëhem profesionist. Ndihem shumë rehat duke luajtur poker dhe mendoj se mund të luaj në turne të mëdha pasi të ketë mbaruar karriera ime futbollistike. Kam filluar të luaj gjatë Kupës së Botës 2014 dhe kam rënë në dashuri me lojën. Ka ngjashmëri mes futbollit dhe pokerit, në mënyrën se si e lexoni lojën tuaj dhe kundërshtarin tuaj dhe zgjidhni kur të sulmoni.”