Connect with us

Aktualitet

Luan Tabaku, u emërua administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan/ Administratore, nëna e “ushtarëve” të Suel Çelës

Në Shënjestër

Gjatë vitit 2020, Luan Tabaku ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe në vijim atë të Administratorit te SH.A. Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan.

Nga ku rezulton që në cilësinë e Administratorit, të ketë dhënë disa procedura publike prokurimi, kryesisht ato që kanë të bëjnë me shërbimin e ruajtjes me roje fizike të objekteve të SH.A Ujësjellës Kanalizime Elbasan, subjektit tregtar UEVI 2015.

Nga ku rezulton se administratore e kësaj shoqërie është Fatbardha Roka, e ëma e vëllezërve Xhino dhe Marsel Roka, të arrestuar si pjesë e organizatës së Suel Çelës.  Po kështu grupi hetues ka dyshime të forta se organizata kriminale e Suel Çelës ka shtrirë duart edhe në futbollin vendas, konkretisht në ekipin Akademia Futbollit ‘Elbasani’.

Ekip që sot garon në Ligën kryesore të Futbollit në Shqipëri, pas vitesh të gjata lëngimi në kategoritë inferiore të futbollit në vend.  Nga ku edhe këtu del se Luan Tabaku jo vetëm ka lidhje të ngushta me Mariglen Çokun, administratorin i AF Elbasani, por edhe ky i fundit është vetë lidhje e Suel Çelës.

Ashtu sikurse del të jetë në fakt edhe Luan Tabaku.

Hetimet kanë zbuluar se lidhje e ngushtë e Suel Çelës është edhe Mariglen Çoku, administrator i ‘AF Elbasani’. I cili gjatë një kontrolli të ushtruar më datë 25 Nëntor 2024 në ambientet e brendshme të Tregut AgroUshqimor në Elbasan, në pronësi të familjes Çela, u gjet aty i vetëm.

Hetimet kanë zbuluar se Marenglen Çoku shoqërohet dhe mban komunikime me Suel Çelën. Luan Tabaku nga ana tjetër rezulton se është anëtar i Këshillit Mbikqyrës të AF Elbasani.

Veç emërimeve të të besuarve të tij në pozicione kyçe me qëllim përfitimin e tenderave apo punëve publike, Suel Çela dyshohet se ka përdorur emra të personave të tretë për të fshehur pasuritë e tij.

Dyshohet se Suel Çela pasuritë që rrjedhin nga aktivitetit kriminal i tij, i ka fshehur në shoqërinë e futbollit AF ‘Elbasani’, por edhe nëpërmjet shoqërive apo personave të tjerë që janë aktualisht në hetim. Siç është edhe subjekti tregtar ‘Bajrami-N’, në pronësi të Nazif Bajramit.

Nga zbërthimi i komunikimeve ai rezulton se një prej anëtarëve të grupit të tij kriminal e informon se makinën do e vendosë në emër të Zifit, që sipas hetuesve nënkupton Nazif Bajramin.

Nga hetimet rezultoi se makina në emër të Nazif Bajramit, u gjet në banesën e Mario Çelës, vëllai i Suel Çelës gjatë kontrolleve të kryera në 2024.

Edhe ky sot në hetim si pjesë e organizatës kriminale dhe që ndodhet  i arrestuar në Belgjikë, në kuadër të hetimit të hapur kundrejt kësaj strukture të krimit të organizuar me bazë në Elbasan dhe në disa vende të Evropës. Nisur nga të dhënat e siguruara, SPAK urdhëroi kontroll në zyrën dhe banesën e Tabakut, të biznesmenit Nazif Bajrami si dhe Mariglen Çoku, administrator i ‘AF Elbasani’.

Advertisement