Connect with us

Politike

Lubonja: Harrojeni se SHBA do t’ia dijë për ne, e besoj SPAK, vetëm po i hoqi mandatin e katërt Ramës

Fatos Lubonja thotë se Prokuroria e Posaçme punon me dy standarde për politikanët në pushtet apo në opozitë. Në studion e emisionit “Open” në News 24, Lubonja tha se SPAK nuk godet siç duhet krimin elektoral.

“Ngjarja sot ka qenë ai dokumenti që doli (e ka për akuzat e Berishës para SPAK), sipas të cilit ishte si kundërpërgjigje ndaj SPAK. SPAK nuk vepron ndaj kësaj çështjeje ku përmendet Taulant Balla.

SPAK duhet të veprojë edhe për krimin elektoral. Berisha është mësuar me një mendësi, që ai është në krye dhe ai bën gjithçka.

Unë e shikoj SPAK-un si më kompleks. Ai vepron ndryshe me politikanët në qeveri dhe ata në opozitë” – tha Lubonja.

Lubonja u shpreh skeptik për punën e SPAK. Ai u shpreh se nuk duhet të gënjejmë shqiptarët duke u thënë se është Amerika dhe gjithçka do rregullohet.

“Këta ndërkombëtarë të harrojnë që të na ndihmojnë ne, ata shohin interesat e tyre. Kanë dashur të bëjnë cik propagandë me SPAK.

Rama di të luajë ca gjëra në favor të tyre. Mos të gënjejmë shqiptarët.

Është Amerika prapa që do na rregullojë? Ka vënë SPAK aty dhe me këtë SPAK do ti vijë radha të gjithëve?

Unë nuk mendoj kështu. Nesër edhe nëse janë tre prokurorë të mirë, do t’i heqë mandatin e katërt”, – tha Lubonja.

Advertisement