REAGIM
Lubonja mbron Berishën për “Rrugën e Kombit” dhe Gërdecin
Duke komentuar ngjarjet që shënuan 2022, shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja u ndal tek çështja e inceneratorëve. Sipas tij ky është një nga skandalet më të rëndë për të cilin drejtësia nuk vepron, edhe pse provat janë. Ai fajësoi qeverinë duke e ngarkuar me përgjegjësi ligjore dhe morale.
Lubonja shprehet se socialistët kanë vjedhur më shumë se Berisha dhe Meta, duke përmendur rastet e “Rrugës së Kombit” dhe Gërdecin për Berishën, ndërsa për Metën rastin e 700 mijë eurove, që sipas tij janë asgjë në krahasim me ato që ka bërë Rama.
Inceneratorët janë akoma më tepër një nga treguesit e asaj që Shqipëria po bën keq e më keq. Po ju përmend vetëm kaq. Këta të këqijtë që përmendim ne kaq shumë, Berisha dhe Meta janë akuzuar gjithashtu. Ilir Meta për një 700 mijë euro. Rruga e kombit, Gërdeci… Merrini të gjitha. Le të gjykojë publiku se ku ishte vjedhja dhe skandali më i madh.
Mendimi im është për aq sa e kam ndjekur unë, çështja e korrupsionit ka qenë më në kontroll sepse ka pasur edhe opozita më të forta që ngrinin zërin, bënin protesta, siç ndodhi edhe 21 janari.
Skandali i inceneratorët është një nga më të rëndët, për atë ç’ka ka ndodhur jo vetëm me shifrat, por për mënyrën se si është vënë një shtet i tërë në funksion të një vjedhjeje super-gjigante. Kjo tregon se si drejtësia nuk vepron ndaj këtyre, edhe pse provat janë sheshit. Për përgjegjësi ligjore, po se po dhe morale që ka ajo parti që është në pushtet, me në krye Edi Ramën.
Në këtë aspekt unë e shikoj me shumë pesimizëm atë se ku po shkon Shqipëria. E kisha pak të vështirë të flisja për opozitën në nisje për çështjen a është e dobët opozita.
Sot në Shqipëri nuk është problemi opozita, po një regjim banditesk që zgjohet nga ora 4 e mëngjesit dhe hedh në erë një pallat të njerëzve ndërkohë që gjyqi është po atë mëngjes. Kjo tregon çfarë bande kriminale është në pushtet dhe ne merremi me Sali Berishën dhe të tjerët në opozitë” – tha Lubonja.