Politike
Lubonja: Pse për Ramën rasti “Balluku” është ndryshe nga të tjerët
Për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja, rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku e ka vënë në vështirësi kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për News24, Lubonja tha se ndryshe nga herët e tjera me vartësit e tij, afera e tunelit të Llogarasë lidhet direkt me Ramën.
Këtu kemi të bëjmë me një gjë direkt të lidhur me Ramën. Se askush nuk mund të thotë se atë kompani turke që ndërtoi spitalin për fushatë elektorale Ramës e ka tërhequr ai për ti dhënë ato para jo Balluku, marrëveshja e kapos me vartësit e saj.
Ka gjetur njeriun që sapo i thotë të bëhet kjo, ajo angazhohet. Ka gjasa që Balluku mund ti ketë thënë se do të them më ke dhënë urdhër ti. Këtu nuk është problemi ca thotë Balluku por cfarë thotë SPAK. Këtu është qartazi që është bërë bashkë Rama-Balluku. Unë mendoj se është detyrë e SPAK të hetojë në të gjitha planet, dhe për sigurinë e tunelit” – tha Lubonja