Connect with us

Bota

Lufta/ Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit para operacioneve ushtarake

Ushtria e Izraelit ka lëshuar një tjetër paralajmërim për evakuim për banorët në jug të Bejrutit, duke njoftuar për operacione ushtarake që pritet të zhvillohen në orët në vijim në kryeqytetin e Libanit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, deklaroi se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të veprojnë në zonat Haret Hreik dhe Burj al-Barajneh, si dhe në një kompleks që ndodhet në jug të Autostradës së Damaskut.

Ai u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave që të largohen menjëherë dhe të lëvizin drejt lindjes përgjatë autostradës për sigurinë e tyre.

Më herët gjatë natës, ushtria izraelite kishte paralajmëruar gjithashtu për sulme në periferinë jugore të Beirut, në zonën e njohur si Dahieh. Pamje të verifikuara tregojnë dëme nga sulmet ajrore edhe në lagjen Tallet el Khaya në Bejrutin perëndimor, ku disa kate të një ndërtese të lartë janë përfshirë nga flakët.

Advertisement