Connect with us

Kronike

Lufta kundër terrorizmit e sulmet kibernetike/ Policia kontroll në kampin e MEK, flitet për një të vrarë

Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle sot në kampin e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/ MEK Iran) në Manzë të Durrësit. Forca të shumta policore me grupe të shumta po zhvillojnë kontrolle në ambjentet e brendshme të kampit. Kontrolli po bëhet kundër luftës ndaj terrorizmit me urdhër të Gjykatës së Tiranës, por ende nuk dihen detaje. Deri më tani mësohet se janë sekuestruar disa servera dhe janë marrë në pyetje disa persona. Sipas Policisë, ky kontroll është marrë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku  banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës. Ka dyshime për persona të infiltruar ka patur edhe nga vetë opozita iraniane në këtë kamp, sipas të cilëve persona të sigurimit iranian janë të infiltruar për të krijuar problematika të ndryshme.  Gjithashtu flitet se ka nje te vrare…Iranianet ne kamp nuk duan te dorezojne kompjuterat…

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

NE PERDITESIM

Një person dyshohet se është vrarë gjatë operacionit policor të zhvilluar këtë të martë në kampin MEK në Manëz të Durrësit. Burime brenda kampit kanë thënë se gjatë kontrollit, dyshohet se policia ka vrarë një muxhahedin.

Vijon….

SPAK kontroll në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, burime: Lëshohen 70 urdhër-arreste! MEK pretendon: 1 i vrarë! Policia: Nuk është e vërtetë
Prej mëngjesit të sotëm (20 qershor) policia e shtetit ka zbarkuar në kampin e MEK dhe në Manëz, Durrës për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane. Burimet thanë se po ushtrohen kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj. Operacioni drejtohet nga kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Përmes një njoftimi për shtyp policia e shtetit informon se kontrollet bëhen në kuadër të një plani operacional në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.”

Burime nga blutë, bëjnë me dije se urdhri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e sulmeve kibernetike. Ndërsa policia kujdeset të thotë se ky kontroll po bëhet duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të atij komuniteti

‘Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.’- njofton policia.
Burime bëjnë me dije se janë lëshuar 70 urdhër-arreste për iranianët që janë strehuar në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.

 

Advertisement