Connect with us

Bota

LUFTA/ Lavrov vizitë në Turqi për paqen

Zhvillime të reja nga lufta në Ukrainë. • Inteligjenca britanike vlerëson se Rusia ka përparuar në betejën për qytetin kyç të Bakhmut.• e Mbrojtjes (MM) tha se trupat e Vladimir Putinit kanë bashkuar forcat ditët e fundit. • Përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainë, Oleh Nikolenko ka refuzuar propozimin e presidentit brazilin Luiz Inacio Lula da Silva, i cili më herët tha se Ukraina duhet t’i japë Rusisë, Krimenë që lufta të përfundojë. • Kremlini deklaroi se kishte ndjekur bisedimet midis presidentit kinez Xi Jinping, presidentit francez Emmanuel Macron dhe shefes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe shprehur dyshimet se Kina do të ndryshonte pozicionin e saj për konfliktin në Ukrainë nën presionin e jashtëm. • Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi gjatë një vizite në Turqi se Moska dëshiron që çdo bisedë paqeje në Ukrainë duhet të fokusohet në krijimn e një rendri të ri botëror. • Ai shtoi se Rusia kundërshton një rend botëror unipolar të udhëhequr nga një hegjemon. • Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi se Ukraina do e të nisë javën e ardhshme një kundërsulm ndaj Rusisë për të çliruar territorin në Ukrainën lindore. • Kreu i grupit mercenar rus ëagner tha se ka pranuar se forcat e tij të ushtrisë vazhdojnë të pësojnë humbje. • Prokurorët rusë kanë kërkuar dënim me 25 vjet burg për politikanin opozitar Vladimir Kara-Marza.

Rusia ka rifituar avantazhin në betejën për qytetin e Bakhmutit njoftoi të premten Ministria britanike e Mbrojtjes në buletinin e saj të përditshëm me të dhëna të zbulimit lidhur me sulmin e Rusisë në Ukrainë.

Sipas raportit britanik, forcat ruse me të gjitha gjasat kanë përparuar drejt qendrës së qytetit Bakhmut dhe kanë kapur bregun perëndimor të Lumit Bakhmutk. Në raport gjithashtu thuhet se forcat mercenare të Grupit Wagner dhe komandantët në Ministrinë ruse të Mbrojtjes “kanë ndalur mosmarrëveshjet mes tyre dhe kanë përmirësuar bashkëpunimin”.

I pyetur në lidhje me raportin britanik, një zëdhënës i komandës së ushtrisë ukrainase i tha agjencisë së lajmeve Reuters se situata ishte e vështirë në Bakhmut dhe se pala ruse po i përqendronte të gjitha forcat për ta marrë këtë qytet, por se nuk ata kanë patur “sukses strategjik”.

Sidoqoftë, raporti britanik i së premtes dallon nga raportet e mëparshme që zakonisht kanë theksuar sukseset e ukrainasve. Analistët perëndimorë vlerësojnë se të dyja palët po pësojnë humbje të shumta në radhët e forcave të tyre që luftojnë për qytetin Bakhmut, për të cilin Moska ka thënë se e ka marrë nën kontroll.

Ukraina ka thënë se po e vazhdon luftën atje për t’i dobësuar forcat ruse, përpara se të hidhet në një kundërofensivë të mbështetur nga furnizimet me armatime të avancuara perëndimore. Qyteti Bakhmut ka qenë dikur një nyje e rëndësishme në rajon për transportet dhe logjistikën. Marrja e qytetit tashmë të shkatërruar do t’i ofronte Rusisë mundësinë për të përparuar drejt dy qyteteve më të mëdha të provincës Donetsk, që i ka dëshiruar prej kohësh: Kramatorskun dhe Slovianskun

Advertisement