Shkrime
Lufta me letërnjoftime në xhep/ Banjska, një vit pas konfliktit në veri të Kosovës
Për shumë njerëz, as sot nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, dhe as cili ishte qëllimi i atyre që udhëhiqeshin nga Milan Radoiçic, i cili ate kohe ishte ende nënkryetar i Listës Serbe.
“Burrat e gjelbër e të armatosur” serbë me automjete të blinduara u futën 15 km në brendësi të territorit të Kosovës, ku një sulm terrorist ndaj policisë se Kosovës rezultoi me likuidimin e policit Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër u plagos” – deklaroi ate kohe Blerim Velja, shefi i shtabit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Konflikti u karakterizua menjëherë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si një sulm terrorist.
Dita kaloi me mungesë informacioni të verifikuar dhe publiku mësoi se çfarë po ndodhte në fshatin Zveçan të Banjskës më së shumti përmes deklaratave të zyrtarëve të Prishtinës dhe mbishkrimeve të mediave në shqip, të cilat shkruanin gjithashtu se pjesëtarët e formacionit paraushtarak rus “Wagner” morën pjesë në konflikt.
Në një det informacionesh të tilla, thuhej se një grup personash të maskuar dhe të armatosur depërtuan me një automjet të blinduar përmes portës së mbyllur të manastirit te Banjskes dhe hynë atje ndërsa në të ndodheshin pelegrinë nga Novi Sadi. Në të njëjtën ditë, Ministri I Brendshem Xhelal Sveçja akuzoi Kishën Ortodokse Serbe për përfshirje në ngjarje.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç bëri pretendime më të gjata per ngjarjen. Deri në fjalimin e tij, Beogradi zyrtar heshti në mënyrë të dukshme, përveç deklaratës së kryetarit të Kuvendit serb, Orliç, i cili doli në programin e mëngjesit të Prva.
Në shkëmbimin sporadik njëditor të zjarrit mbetën të vrarë tre anëtarë të grupit të armatosur dhe gjashtë u arrestuan.
Ne diten e sulmit, prej fotografive vendi i ngjarjes, të realizuara te realizuara me dron, u panë njerëz të armatosur, dhe njëri prej tyre, u identifikua si Milan Radoiçic. U publikuan edhe video nga kampi stërvitor në Kopaonik që përdorej nga grupi kriminal i Radoiçiqit…………..
Pak ditë pas vetë konfliktit, më 29 shtator, spekulimet se ai ishte kreu i grupit të armatosur u konfirmuan nga vetë Radoiçiq. Pa dyshim, jo në prokurori, por në Qendrën Mediale të Beogradit përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Goran Petronijeviq.
Radoiçiq, i cili tashmë kishte dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, ka konfirmuar se i ka bërë ai të gjitha përgatitjet logjistike për, sic u deklaruar, “të siguruar rezistencën e popullit serb ndaj terrorit të Albin Kurtit”. Ai tha se nuk i ka njoftuar as autoritetet në Serbi, as strukturat politike lokale në veri të Republikës së Kosovës.
Një gjykim i veçantë është duke u zhvilluar nderkohe nga Prokuroria e Kosovës, e cila më 11 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë Milan Radoiçiqin.
Me atë rast, prokuroria tha se falë bashkëpunimit ndërkombëtar me SHBA-në dhe BE-në dhe të tjerët, kanë mundur të sigurojnë “prova që ndihmuan në ngritjen e kësaj aktakuze të fortë”, dhe shtoi se janë sekuestruar më shumë se 1266 armë dhe pajisje të tjera.
Sipas dokumentit prej 158 faqesh, Milan Radoiçiq akuzohet për lehtësimin dhe financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave.
Në aktakuzë thuhet se ky grup, duke ushtruar dhunë dhe duke përdorur armë të rënda, ka tentuar të “ndajë pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, gjegjësisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe t’i aneksojë në territorin e Republikës së Serbisë”.
Për Radoiçiqin me kërkesë të Kosovës përmes UNMIK-ut është lëshuar edhe urdhër-arrest ndërkombëtar i Interpolit dhe Kurti e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut të Brukselit me Beogradin me dorëzimin e Milan Radoiçiqit tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.
Duke iu rikthyer ditës së konfliktit në Banjskë, Vuçiq deklaroi se Radoiçici e konsideron veten luftëtar të lirisë. Ai shtoi se vitin e fundit kishte informacione se njerëzit po përgatiteshin për rezistencë dhe se ishte paralajmëruar për këtë që nga barrikadat në veri të Kosovës në vitin 2022 dhe kriza që lindi për shkak të synimit të Prishtinës për të hequr targat e lëshuara nga Ministria e Brendshme e Serbisë në veri të Kosovës.
Kujtojme se Vucic i quajti anëtarët e grupit të Radoiçiqit “familjarë” dhe “baballarët” nga veriu i Kosovës, duke thënë se për të, ata nuk do të jenë kurrë terroristë.
Për Prishtinën, ky konflikt, veçanërisht fakti që Radoiçiq luajti një rol komandues, shërbeu vetëm për të konfirmuar pretendimet e kahershme se ka grupe kriminale në veri të mbështetur nga Beogradi dhe se nënkryetari i Listës Serbe është lojtari çelës.
Prandaj sot nga shume analiste konsiderohet se Banjska ishte “gozhda në arkivol” e te ashtuquajtures ‘rezistenca serbe’.
Deri te ngjarjet ne Banjske, presioni perëndimor drejtohej kryesisht ndaj Prishtinës, pasi per ta Beogradi ishte një aktor konstruktiv në dialog dhe Qeverisë së Albin Kurtit iu kërkua të formonte Unionin e Komunave Serbe, i cili ishte pritur për më shumë se një dekadë.
Kjo është arsyeja pse është ende e paqartë pse ka ndodhur konflikti në atë kohë, por edhe nëse anëtarët e grupit të Radoiqit kanë pasur qëllim të shkëputen nga veriu i Kosovës, pse kanë pasur me vete karta identiteti…