Connect with us

Bota

Lufta në Gaza/ Raketat izraelite nuk “falin” shkollat dhe spitalet

Prej mëngjesit të së shtunës popullsia civile në Gaza ndodhet nën sulmin e vazhdueshmë të bombrardimeve ajore dhe tokësore, e cila vjen si hakmarrje e Izraelit, ps sulmit të militantëve të Hamasit, të cilët lanë mbi 1 mijë të vrarë deri tnai.

CNN raporton se Ministria Palestineze e Informacionit, në një deklaratë ka bërë me dije se qindra shtëpi, shkolla, institucione mjekësore dhe ndërtesa qeveritare, u rrafshuan në Gaza ndërsa sulmet ajrore izraelite kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme (10 tetor).

Në një deklaratë të siguruar nga CNN, mësohet se janë shkatërruar plotësisht 168 ndërtesa, duke përfshirë 1009 njësi banimi, ndërsa pjesërisht janë shkatërruar 12,630 njësi banimi.

Sa i përket institucioneve mjekësore, nga 10 bombardime të ndodhura, janë shkatërruar shtatë spitale, ndërsa 12 autoambulanca janë shënjestruar drejtpërdrejt.

Përpos këtyre, sulmeve nuk i kanë shpëtuar as institucionet arsimore dhe qeveritare, ku raportohet për 48 shkolla të shkatërruara si edhe 23 ndërtesa qeveritare.

CNN raporton se pesë anëtar të personelit mjekësor dhe shtatë gazetarë janë vrarë gjatë bombardimeve.

Më tej në deklaratë thuhet se, njerëzit e zhvendosur në Gaza tani po strehohen në 70 qendra për shkak të sulmeve ajrore të vazhdueshme.

Advertisement