Connect with us

Bota

Lufta në Gazë, NATO bën thirrje për zgjatjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bën thirrje për zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në lidhje me luftën në Gazë.

“Unë bëj thirrje për zgjatjen e pauzës. Kjo do të mundësonte lehtësimin e nevojshëm për popullin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve”, tha Stoltenberg gjatë një konference për shtyp.

Kujtojmë se pasditen e sotme, ministria e Jashtme e Katarit deklaroi se është arritur zgjatja e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit për dy ditë të tjera.

Advertisement