Bota
Lufta në Ukrainë/ Von der Leyen: Do të përshpejtojmë dërgimin e armëve në Kiev

Europa, në përvjetorin e tretë të luftës në Ukrainë, premton të qëndrojë në krah të vendit. Dhe për ta bërë këtë, liderët e 13 vendeve do të mblidhen sot në Kiev në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qëndrimin e tyre sa i përket ekuilibrit të konfliktit mes dy vendeve.
Qëndrimi i presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen e cila ka mbërritur tanimë në Kiev është i qartë.
BE-ja “duhet të përshpejtojë dërgimin e municioneve dhe armëve” në Ukrainë dhe “ky do të jetë thelbi i punës sonë në javët e ardhshme, u shpreh Ursula von der Leyen gjatë udhëtimit të saj në Kiev.
Ne do të rrisim sanksionet ndëshkuese kundër Rusisë, edhe nëse ajo tregon vullnet të vërtetë për të arritur një marrëveshje për një paqe të qëndrueshme,” theksoi Von der Leyen, duke shtuar se BE-ja “ka përgatitur një paketë për sigurinë energjetike.
Ukraina është Europa. Partneriteti ynë i ngushtë është në interesin tonë të përbashkët,” theksoi presidentja e Komisionit Europian.
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kujtoi tre vjet “rezistencë” dhe “heroizëm” në këtë ditë.
“Tre vjet rezistencë. Tre vjet mirënjohje. Tre vjet heroizëm absolut të ukrainasve”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar: “Falënderoj të gjithë ata që i mbrojnë dhe i mbështesin”.
lajm ne perditesim…

