Shkrime
Lufta njëditore në Kosovë/ Disfata e serbëve në fshatin Banjskë
Nga Jasmina Lukaç
Serbët u mundën në luftën njëditore në fshatin Banjskë të Kosovës dhe pas asaj disfate do ta kenë të pamundur të luftojnë për të drejtat e tyre politike, përkatësisht për të drejtën për të qenë bashkësi autonome në Veri. Ata nuk dinë më se çfarë është e drejtë e çfarë e gabuar – siç edhe tha një aktivist i OJQ-së për të përjavshmen serbe “Vreme” – fjali që përshkruan më së miri gjendjen e disfatës që ndodhi pas ngjarjeve të përgjakshme të 24 shtatorit. Në prag të asaj date, presidenti Vuçiç ishte në OKB ku dhe mbajti një fjalim që nga mbështetësit e tij dhe qeveria serbe u quajt historik, kurse për opozitarët si Vuk Jeremiç, mjaftë i guximshëm por pa mesazh për mosnjohjen e Kosovës dhe qënien e saj kurrë anëtare të OKB-së. Megjithatë, presidenti Vuçiç gjeti guximin të thoshte, për publikun e shqetësuar, atë që nuk tha në New York, në një fjalim në Radio Televizionin shtetëror të Serbisë, disa orë pas përfundimit të dramës së përgjakshme në Banjska. Atij iu desh që të zbriste nga lartësitë e elitës globale në terrenin e vështirë të krizës me Kosovën, dhe të ‘recitonte’ plot siklet se sulmuesit e armatosur në manastir, ishin serbë te veriut, te shtypur nga represioni i Albin Kurtit. Vuçiç, duke u zënë në befasi, u soll si pala e mundur në luftë, dhe për tu justifikuar disi, shpalli shpejt zgjedhjet e pergjithshme në muajin dhjetor. Vërtetë, mund të jetë edhe një bllof, megjithëse, për hir të dramës dhe besueshmërisë së kësaj lëvizjeje, atij nuk i kishte mbetur rruge tjetër Përpjekja e Vuçicit për t’i shpjeguar gjërat duke thënë se ai është thjesht një president i ndershëm, shkrihet, për fat të keq, me pozicionin e Serbisë. Duam apo s’duam, politika është një shfaqje e madhe kozmike dhe nëse Vuçic është personi në të që duhet të tregojë se serbët nuk janë kriminelë dhe terroristë, ai akt, pra hetimi ndërkombëtar nuk mund të përfundojë mirë për ne. Sipas asaj që po rindërtohet në opinion, Milan Radoiçic mblodhi një ekip të armatosur dhe vendosi një barrikadë në fshatin Banjskë. Një barrikadë, si ajo e vitit të kaluar që qëndroi për javë të tëra, e përbërë nga kamionë, vetëm se këtë herë nuk është e qartë pse janë vendosur në atë vend. Një polic i Kosovës u vra dhe një tjetër u plagos, më pas pati një shkëmbim zjarri, në të cilin rreth 400 forca speciale të Kosovës, rrethuan 30 serbë të armatosur. Keta te fundit u tërhoqën në oborrin e manastirit të Banjskës, ku në atë moment ndodhej një grup besimtarësh nga Novi Sadi. Në Beograd, ashtu si edhe në vitet 1990, u përfol se ishin vrarë më shumë se tre serbë, për të cilët në veri të Kosovës serbët atje shpallen tre dite zie. Në Prishtinë më pas u miratua rezoluta se ka pasur sulm terrorist dhe shpallen masa ndaj Listës Serbe, kurse në Bruksel kërkohen sanksione ndaj Serbisë. Në Beograd, Vuçic takohet fillimisht me ambasadorin rus, i cili nuk është dukur kurrë më i gëzuar se ate dite, pastaj me përfaqësuesit e vendeve kryesore perëndimore, dhe më pas me një delegacion komunistësh kinezë… Sipas njoftimeve të Vuçic, Radoiçic, i cili trashëgon, krahasimi nuk mund të shmanget, nofken çakëlli politik i Arkanit të viteve të 90, do të merret në pyetje nga autoritetet serbe, ndërsa si në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanovicit, policia e Kosovës është duke kërkuar dhe sekuestruar pasuritë e tij të paluajtshme, mes të cilave edhe restorantin e famshëm “Gray”, I famshem sepse në opinion përmendet si vendi ku është negociuar pjesëmarrja e serbëve në qeverinë e Kosovës, pra niveli i të drejtave politike që do të kenë serbët. “Gray” dhe jo pallati “Belramon” në Bruksel ishte vendi i vërtetë i marrëveshjes. Gjithsesi te gjithave, nëse Vuçic humbet zgjedhjet dhe pushtetin apo newse fiton dhe io mban ato, çfarëdo që të ndodhë, ai do të mbetet në kronikën e çnderimit dhe i shenjura në histori, siç i pëlqen të thotë vetë për të tjerët, pasi përdorim prej tij i fatkeqësisë njerëzore për qëllime politike nuk mund të justifikohet me asgjë.