Connect with us

Kosova

Lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës/ Sejdiu: Kjo është një fazë e re

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar për sulmet në Veri të Kosovës, ku një polic ka mbetur i vrarë. Ai ka thënë se kjo është një lojë e rrezikshme e Serbisë, dhe se ajo lidhet edhe me zhvillimet e tjera të rajonit.

Sejdiu ka thënë gjithashtu se është një paralajmërim qe lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re.

”Vrasja e Afrim Bunjakut, rreshter i Policisë së Kosovës nuk mund të konsiderohet e rastësishme dhe as si ndeshje me grupe kriminale, por është një goditje e qëllimshme kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Ky është një paralajmërim se lufta speciale e Serbisë kundër Kosovës tash po hynë në një fazë të re”, ka shkruar Sejdiu në Facebook duke shtuar – ”Këto grupe kriminale duan goditje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Destabilizimi i Kosovës dhe pengimi i zhvillimit të saj,  “deri në dështim”, janë qëllimi i tyre”. Sipas Sejdiut, Serbia i nxit dhe i do krizat si mjet mbijetese.

Advertisement