Connect with us

Sport

“Luftë” në rrjetet sociale, Barcelona dhe Juventusi përplasen për Mesin e Ronaldon

Published

on

COVID-19 i mohoi duelin me Mesin, yllit të Juventusit Kristiano Ronaldo, në triumfin 0-2 që Barcelona arriti në transfertë përballë kampionëve të Italisë. Në këtë përballje “Pleshti” argjentinas nuk e humbi rastin për të shkruar emrin e tij në listën e shënuesve.

Ndërkohë një betejë ka nisur në rrjetet sociale mes 2 klubeve. Në postimin në faqen zyrtare në “Twitter”, katalanasit i “provokuan” bardhezinjtë, duke iu referuar Mesit me GOAT (më i madhi i të gjitha kohërave), teksa klubi italian, mendon hakmarrjen në sfidën e kthimit, me Kristiano Ronaldon në fushë. I kuptueshëm ky realitet, duke ditur dualizmin e përjetshëm midis Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldos.

“Ne jemi të lumtur që keni qenë në gjendje të shihnim Mesin, më të madhin e të gjitha kohërave.”, shkruhej në postimin e Barcelonës. (GOAT, q do të thotë fjalë për fjalë “dhi”, por në të vërtetë është shkurtesa e “Greatest of All Time” (më i madhi i të gjitha kohërave)).

Përgjigja e Juventusit nuk vonoi. “Ju ndoshta keni parë fjalorin e gabuar. Ne do t’ju sjellim të duhurin në Camp Nou”, shkroi klubi bardheblu në “Twitter”.

Numërimi mbrapsht për ndeshjen e kthimit midis Barcelonës dhe Juventusit, ka filluar. Kjo sfidë është planifikuar të zhvillohet më 8 dhjetor.

PANORAMASPORT.AL

Sport

Sjellja e Mbappe shkakton krisje në skuadër

Published

on

By

Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve.

Superylli francez ka marrë shumë garanci nga drejtuesit e Parisit por edhe lirinë për të qenë shefi në skuadër. Në fund të fundit, ishte rënë dakord mes dy palëve që Mbappe do të kishte fjalën në çështjet e transferimeve dhe në përgjithësi në çështjet e ekipit.

Mbappe tani ka pagën më të madhe në Paris edhe se Neymar dhe Messi, ndërkohë që dëgjohet nga administrata dhe jashtë fushës. Ai ishte në favor, për shembull, të shkarkimit të trajnerit Mauricio Pochettino dhe drejtorit të futbollit Leonardo.

Shokët e tij të skuadrës, me të parën Neymar por edhe Messin, tregojnë me lëvizjet e tyre në fushë se janë “thyer” me Mbappen, i cili nga ana e tij është më “i vetmuar”. Madje, në dhomat e zhveshjes dëgjohen komente të shumta nga shokët e skuadrës, ku disa e karakterizojnë atë si “të përkëdhelur dhe të padurueshëm”.

Kujtojmë se pas ndeshjes së fundit ndaj Montpellier, Mbappe pati një konflikt me Neymar. Braziliani u shpreh i pakënaqur që francezit iu besua penalltia. Pas kësaj, Kilian kërkoi të shiste një konkurrent. Si rezultat, drejtori sportiv i PSG-së zhvilloi një takim me lojtarët dhe i pajtoi ata.

Continue Reading

Sport

Florian Marku u bën një premtim shqiptarëve

Published

on

By

Hera e parë që “Air Albania” hap dyert për një duel boksi. 25 gushti do të jetë i dedikuar për sfidën e  Florian Markut kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez, për titullin WBC Silver.

Shqiptari kërkon rripin e dytë përpara shqiptarëve këtë herë dhe në boks, pasi më parë ka organizuar duele në MMA. I pamposhtur deri më tani, Florian Marku u bën një premtim shqiptarëve:

“Data 25 Gusht do jetë një natë e paharrueshme për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ju pres të gjithëve në stadiumin ‘Air Albania’. Faleminderit për të gjithë përkrahjen. Mezi pres t’ju shoh të gjithëve atje”.

Ndërkohë biletat për duelin e Markut kanë dalë në shitje dhe veçse në biletarinë te stadiumi “Air Albania”, lehtësisht gjithkush mund të pajiset me bileta online, në këtë LINK.

Ky duel organizohet nga Boxxer dhe Unioni i Boksit Shqiptar, që ka bërë me dije edhe axhendën, që është si më poshtë.

21.08.2022, ora 18:00 –  Konferenca e UBSH në “TEG”

23.08.2022, ora 12:00,  Konferenca e UBSH  në “Air Albania”

24.08.2022, ora 17:00, Peshimi i Boksierëve

25.08.2022, ora 17:00, Ndeshja në Stadiumin “Air Albania”

Continue Reading

Sport

Kristjan Asllani pretendent për çmimin ‘Golden Boy’

Published

on

By

Ende debutimi në ndeshje zyrtare me Interin nuk ka ardhur, por për Kristjan Asllanin 2022 do mbetet një vit i paharruar edhe për faktin se është kandidat për çmimin ‘Golden Boy’, ose siç thuhet në shqip ‘Djaloshi i Artë’. 20-vjeçari është përzgjedhur fillimisht në listën me 100 futbollistë nga italiania ‘Tuttosport’ që akordon çmimin, ndërsa dihet se me kalimin e kohës ngushtohet në 60, 40 dhe më në fund, një listë me 20 lojtarë.

Gazetarëve që përfaqësojnë gazeta dhe organe të ndryshme mediatike u jepet e drejta për të zgjedhur fituesin. Vitin e kaluar ishte i riu Pedri i Barcelonës, i cili fitoi këtë çmim, pas një sezoni të shkëlqyer në Spanjë dhe Europë, ku dalloi për cilësitë e tij.

Deri më tani lista është ngushtuar dy herë, duke shkuar fillimisht në 80 futbollistë dhe më pas në 60, por Asllani ka rezistuar. Mesfushori polivalent ra në sy sezonin e kaluar me ekipin toskan të Empolit duke u bërë një pikë e rëndësishme në formacionin e Andreacolit. Rendimenti i lartë që ai mbajti përgjatë sezonit, bëri që të ishte titullar në çdo ndeshje, madje duke shënuar edhe kundër Interit, çka ngjalli edhe një interesim të zikaltërve, për këtë talent që po shfaqej në Serinë A.

Përveç kësaj Asllani me shumë mundësi do jetë në listën me 10 emra të Seria A për çmimin ‘Golden Boy’. Në listën e përzgjedhur nga “Tuttosport”, e cila do të ngushtohet ende, ka vend edhe për emra si Fabio Mireti i Juventusit, Nikola Zalevski i Romës, Destini Udogi i Udinezes.

Ndërkohë, përtej Italisë, në garë për këtë çmim janë edhe lojtarë të rinj shumë të njohur, si Kamavinga i Real Madridit, Gavi i Barcelonës, Musiala i Bajern Myhniut dhe Adejemi i Dortumundit. Një garë e fortë që në vazhdim do të eliminojë edhe 20 lojtarë të tjerë.

Continue Reading

Sport

Hidhet shorti i Kategorisë së Parë, ja cilat skuadra do të luajnë

Published

on

By

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka hedhur ditën e sotme shortin e Kategorisë së Parë për sezonin 2022-2023.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 14 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni. Kategoria e parë do të zgjasë 26 javë dhe pas përfundimit të dy fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë do të ngjiten automatikisht nё Abissnet Superiore.

Skuadrat e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.

Skuadrat e renditura nё vendin e 11,12, 13 dhe tё 14 do të zbresin nё Kategorinё e Dytё. Ndërsa, skuadrat e renditura nё vendin e 9 dhe 10 do tё luajnё ndeshje finale play-out me skuadrat fituese tё play-off tё Kategorisë sё Dytё Grupi  A & B, ku  vendi i 9 i Kategorisë së Parë do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me ekipin fitues të play-off të Grupit “A” të Kategorisë së Dytë nё njё fushё asnjanëse, ndërsa skuadra e renditur në vendin e 10-të do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën fituese të play-off të Grupit B të Kategorisë së Dytë.

Shorti i edicionit të ri të Kategorisë së Parë është hedhur nga Drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, dhe specialist i këtij Departamentit, Eraldi Shera.

KALENDARI I PLOTË

Continue Reading

Sport

Gati për një edicion të suksesshëm e me shumë risi

Published

on

By

Në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një mesazh për të gjitha klubet, futbollistët dhe aktorët e përfshirë, duke uruar për një sezon sa më të suksesshëm dhe të mbushur me emocione.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se do të startohet me projekte dhe risi konkrete për zbatimin e strategjisë “Futbolli për Kombin” që e shpallëm në shkurt të këtij viti e që do jetë busulla jonë e orientimit për 4 vitet në vazhdim.

Gjithashtu, Presidenti Duka thekson mbështetjen akoma dhe më të madhe që FSHF do të japë për klubet, futbollin e fëmijëve, incentivimin financiar për të rinjtë, ofrimin e bazës materiale për të gjitha akademitë përmes projektit Uniforma Ime, futbollin amator, etj.

Për Dukën, Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë përherë e për këdo një portë e hapur mbështetjeje dhe lançuese e sfidave në drejtim të forcimit të klubeve tona, teksa shton se është i bindur që reformat e ndërmarra do të sjellin rezultate të shpejta kombëtare dhe masivizim të lojës së bukur të futbollit.

Mesazhi i plotë i Presidentit Duka

Të dashur futbollistë, futbolliste, trajnerë, mjekë e përgatitës atletikë, zyrtarë e të gjithë ju që jeni pjesë e skuadrave të futbollit!

Të dashur tifozë brenda vendit e jashtë kufijve!

Nisim këtë fundjavë rrugëtimin e përbashkët të emocioneve dhe adrenalinës, garës së “Abissnet Superiore”. Pak më vonë atë të Kategorisë së Parë, të dytë, të vajzave e kështu me radhë me moshat e amatorët!

Do të fillojmë me Superioren, por vëmendja e kujdesi i Federatës Shqiptare të Futbollit janë të përqendruara maksimalisht në çdo nivel të garave!

Do të startojmë me projekte dhe risi konkrete për zbatimin e strategjisë “Futbolli për Kombin” që e shpallëm në shkurt të këtij viti e që do jetë busulla jonë e orientimit për 4 vitet në vazhdim.

Por cilat janë ato risi?

– Kategoria Superiore nga ky vit ka dyfishuar të ardhurat nga e drejta e transmetimit. Përpos kësaj, vazhdon mbështetja me topa falas për çdo skuadër.

Për herë të parë gjatë këtij sezoni dhe në vazhdim, do të japim falas materiale stërvitore dhe uniforma, për çdo ekip të rinjsh.

– Kampionatet kombëtare të të rinjve do të jenë në të njëjtën linjë me të rriturit, 10 skuadra në Superiore, dhe 14 në Kategorinë e Parë.

Ky proces i debatuar, por i domosdoshëm, është bërë sipas kushteve të licencimit për çdo klub e akademi. Kjo reformë synon t’i japë peshën e duhur profesionistëve, dhe hapësirën e duhur të rinjve.

Për herë të parë në historinë tonë të futbollit, Kupa e Shqipërisë dhe Kategoria e Parë janë sponsorizuar duke siguruar të ardhura modeste me tendencë rritjeje për sezonet në vijim.

Për herë të parë FSHF do të financojë me para “cash” aktivizimin e çdo futbollisti të ri nga 16 deri 20 vjeç në skuadrat profesioniste!

– Po kështu edhe shumë nisma dhe projekte te tjera për të mbështetur klubet për një organizim më të mirë, infrastrukturë më të mirë e për më shumë të ardhura. Është sezoni i tretë që FSHF ka rritur vëmendjen për futbollin amator, futbollin për të gjithë, duke organizuar gara për formatet 5×5, 6×6, 9×9 në të gjithë Shqipërinë. Objektivi i këtij viti është trefishimi i numrit të lojtarëve amatorë. Këto janë projekte të prekshme që nga ky vit, ndërkohë që FSHF do të vazhdojë të këmbëngulë për mbështetjen me bazë ligjore të domosdoshme në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare për t’i shërbyer rritjes së nivelit të garave dhe futbollit në Shqipëri.

Në këto gara nuk do të luajnë vetëm lojtarët, por si përherë edhe skuadra e arbitrave është pjesë e saj! Sa më shumë angazhim e përqendrim në minimizimin e gabimeve në fushë. Seriozitet maksimal nga gjithsecili që ka bilbilin, në të njëjtën kohë, qetësi e gjakftohtësi nga protagonistët për të bërë një garë të bukur dhe sportivisht të luftuar!

Nuk do të harroja kurrsesi pjesën më të bukur të garës, lojtarin e 12-të, tifozeritë, ata të cilët do ti japin jehonë garave tona. Jam i bindur se do të ruajnë nivelin e lartë për një skenografi sa më brilante në stadiumet tona, natyrisht edhe me vetëpërmbajtjen e pashmangshme duke e shoqëruar garën me emocion e atraksion!

Nuk mund të lë pa përmendur mediat, gazetarët, kritikët tanë të fushës dhe sensibilizuesit më të mëdhenj të produktit tonë. Do t’ju dëgjojmë me vëmendje, do përpiqemi të marrim më të mirën e të punojmë bashkërisht dhe këtë sezon.

Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë përherë e për këdo një portë e hapur mbështetjeje dhe lançuese e sfidave në drejtim të forcimit të klubeve tona!

Personalisht jam i bindur se reformat e ndërmarra do të sjellin rezultate të shpejta kombëtare dhe masivizim të lojës së bukur të futbollit.

Të gjithë bashkë të mbështesim futbollin për gara më të bukura. Dhe pse jo, edhe për një edicion më të mirë europian të klubeve tona.

Ju përcjell në emër të FSHF-së shumë suksese në këtë sezon të ri që po nisim, shumë Fair-Play dhe respekt për të gjithë!

Suksese të gjithëve aktorëve dhe faktorëve në këtë sezon të ri futbollistik!

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING