Kosova
Luhen letra për Kosovën/ Paralajmërimi i Vuçiçit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret presion gjithnjë e më intensiv për Kosovën dhe Republikën Srpska pas zgjedhjeve të vitit 2024 për Parlamentin Evropian në maj ose qershor, dhe më pas zgjedhjet më të rëndësishme në vitin e ardhshëm, ato amerikane.
“E gjithë bota po e pret atë lojë, duke pritur me letra të ndara dhe ne duhet të mbijetojmë politikisht dhe të përparojmë ekonomikisht” – tha Vuçiç dhe shtoi se për këtë në pushtet duhen njerëz me përvojë dhe të guximshëm.
Ai vlerësoi se fushata për Parlamentin Europian tashmë ka filluar dhe se, siç tha ai, “skifterët kundër Serbisë”, do të jenë edhe më të zhurmshëm, duke përmendur Viola von Kramon dhe Clemen Groshelj, të cilët do të udhëheqin misionin vëzhgues të Parlamentit Evropian në zgjedhjet në Serbi më 17 dhjetor.
Ai vlerësoi gjithashtu progresin e ekonomisë serbe, teksa tha se FMN-ja parashikon një rritje prej 3.6 për qind për vitin e ardhshëm.