Pinknews
Luiz Ejlli bisedon me Kiarën: Janë pengesë që të jem me ty…
Luiz Ejlli po qëndronte i përqafuar me Kiarën, të cilës i thoshte se do t’i nxjerrë të gjithë banorët nga shtëpia një e nga një. Luizi e puthte dhe i thoshte se i sheh si pengesë që duhet të kalojë, për të qenë me të.
“E di si i shoh unë këta, i shoh si pengesë për të qenë me ty, kështu që do i kaloj se s’bën. Ti kaloj këta dhe pastaj jam Luizi jot përgjithmonë”, tha Luizi.
Luizi i ka thënë Kiarës se do të dalë nga shtëpia nëse ajo e humb nominimin me Oltën, por moderatorja është përpjekur ta bindë që të qëndrojë për të marrë fitoren për të dy.