Pinknews
Luiz Ejlli tallet keq me Gjestin pasi u dënua të vishet si pulë (VIDEO)

Gjesti ka qenë në qendër të kritikave pasi goditi me vezë në kokë dy banorët, Vserlon dhe Olën.
Pas këtij veprimi, vëllai i madh i dha dy dënime Gjestit: Shkon në nominimi dhe të vishet si pulë.
Kështu menjëherë pas Prime, Gjesti u vesh si pulë ndërsa pamjet u bënë virale në rrjet.
Mirëpo një reagim i papritur ka ardhur nga Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip Albania 2 në lidhje me veshjen e Gjestit si pulë.
Këngëtari ka publikuar pak minuta më parë në Instastory disa zogj të verdhë, duke tallur hapur Gjestin.

