Pinknews
“Luiz, ty të sjellin rroba false”/ Olta Gixhari lëshon “perlën” e radhës: Unë vishem me “Zara”
Aktorja Olta Gixhari ka lëshuar perlën e radhës, pasi u shpreh se ka nivele të larta të standardit të jetesës dhe për të 100 mijë euro nuk është një shifër kushedi se çfarë.
Gjatë një bisede me banorët, Olta i është drejtuar Luiz Ejllit se atij i sjellin rroba false dhe nëse do ta bënin këtë gjë me të do të mërzitej shumë.
Këngëtari i është drejtuar se njerëzit janë të varfër dhe nuk pretendon t’i sjellin rroba të shtrenjta pasi edhe vetë nuk është i pasur.
Biseda
Olta: …”Myslym Shyri” se ata kanë false. E shikon që ia sjellin false. Karton komplet i sjellin. Unë të isha në vendin tënd do isha mërzitur shumë. Të më sjellin rroba false.
Luiz: S’jam i pasur.
Olta: Nuk është te pasuria po e them për ata që i sjellin.
Luiz: Janë të varfër pra. Me qenë të pasur i sjellin origjinal. S’kanë lekë moj zemër.
Olta: Po vishu si unë me “Zara”.