Connect with us

Sport

Luiza Gega ‘çmend’ serbët, ngre flamurin shqiptar pas kualifikimit për “Paris 2024”

Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Atletja shqiptare ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës që po zhvillohet në Serbi në disiplinën 3 mijë metra me pengesa.

Medalje e artë dhe super kohë e arritur, pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Koha e arritur prej saj është normë kualifikuese për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm. Atletika i ka filluar kualifikimet nga data 1 Korrik 2023.

Me kohën e dhënë së fundmi në Kampionatin Ballkanik, Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që merr biletën kualifikuese për Paris 2024.

Advertisement