Sport
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Shkupit
Me këtë garë, Gega ka thyer edhe rekordin kombëtar me më shumë se 23 minuta. Luiza bëri debutimin e saj në këtë maratonë. Një garë testuese për atleten shqiptare që rezultoi me rekord kombëtar me 02:35:34 nga 02:58:54.
Maratona e Shkupit u mbajt sot nën një protokoll të veçantë për mbrojtje nga COVID-19 dhe nën moton “Vrapimi do t’ju ndryshojë”.
Një numër i kufizuar sportistësh ishin pjesëmarrës në këtë maratonë për shkak të pandemisë, ishin rreth tre disiplina të ndara: maratonë, gjysmë maratonë dhe maratonë stafetë.
“Shkupi tashmë njihet si një qytet që zhvillon një maratonë vjetore, e cila e vendos atë në hartë së bashku me qytetet e tjera në Bashkimin Europian dhe në të gjithë botën. Maratonat mishërojnë disa vlera të BE si mirëqenien, solidaritetin, unitetin dhe diversitetin”, tha ambasadori i BE, David Gere.