Pinknews
‘Luizi është…’/ Babai i Kiarës reagon për herë të parë pas dasmës
Kiara Tito është shoqëruar mbrëmë drejt altarit ku u martua me Luiz Ejllin, nga babai i saj, Arbeni.
Babai i moderatores ka dhënë një intervistë për emisionin “E Diell”, ku ka shprehur dëshirën e tij që të bëhet gjysh sa më shpejt.
“I gjithë ky Big Brother ka qenë si përrallë dhe përrallat mbarojnë me fund të bukur. Kam pasur gjithë besimin te Kiara, pasi nuk më ka tradhtuar kurrë me vendimet që ka marrë”, tha fillimisht zoti Arben
Babai i Kiarës shtoi se ‘tani ata duhet ta kuptojnë se Big Brother ka përfunduar dhe se jeta është e vështirë me të gjitha të mirat e saj”.
“Jam i sigurt që do e përballojnë mirë. Luizi është një djalë shumë i zgjuar dhe inteligjent. Do e mbajë mirë Kiarën”, vijoi zoti Tito.
Ndërsa i pyetur nëse është në moshën për t’u bërë gjysh, babai i Kiarës u përgjigj shumë entuziast:
“Kam qenë me kohë. Thonë se fëmija i fëmijës duhet më shumë se fëmija jot. Dua që këtë ndjesi ta provoj sa më shpejt”