Pinknews
Luizi në gjendje të rëndë? Mjekët futen në shtëpi
Sëmundja e Luiz Ejllit ishte çështja që ktheu sytë e gjitë shiptarëve nga “Big Brother VIP”. Për javë me rradhë diskutimet nëse këngëtari vuan apo jo nga sëmundja e rëndë zunë titujt kryesorë
Por kur dukej se kjo çështje ishte harruar, dyshimet se Luizi është vërtetë i sëmurë janë rikthyer. Ka qenë gjendja shëndetësore që ka tradhtuar këngëtarin.
Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar në mbrëmjen e organizuar fillimisht për vajzat, Luizi u tërhoq në dhomën e gjumit.
Atje ai filloi të dridhej, ndërsa Nita Latifi e pa dhe iu afrua, duke u interesuar për gjendjen e tij. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit.
Ndonëse e gjithë kjo situatë nuk u pasqyrua në kamera, sërish disa biseda midis banorëve kanë lënë të kuptohet se në shtëpinë e “BBV” mbrëmë ka shkuar edhe një mjek.
Kjo gjë është dëgjuar të thuhet nga Maestro, ndonëse Kiara i ka kërkuar të mos e diskutojë si çështje. Vetë moderatorja nga ana tjetër në një bisedë me Ermionën, ka thënë që Luizit i duhet ilaçe specifike.
Kujtojmë që produksioni i “Big Brother Vip” disa javë më parë bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.
Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “Prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.