Pinknews
Luizi zbulon moton e jetës, e njejtë si kryeministrit Rama
Në lojën që iu ka caktuar Vëllai i Madh, pyetja e radhës ishte pyetja se “cila është motoja jote” drejtuar banorëve të BBV.
“Çdo gjë ndodh për një arsye, është gjëja që përdor më shpesh”, tha Efi Dhedhes.
Krist Aliaj u shpreh se ai nuk ka një moto. Ndërkohë Luiz Ejlli tha se motoja e tij është:
“Nuk ke parë gjë akoma”. Një shprehje kjo e thënë edhe nga kryeministri Edi Rama.
Nga ana tjetër Dea Mishel tha se ajo nuk ka një moto, por një shprehje që e përdor gjithmonë.
“Jetoje jetën si të ishte dita e fundit”, shton Dea.