Connect with us

Kosova

Lule Bozhure të zeza Vuçiçit dhe Listës Serbe 

Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të mos votojnë për listën “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk duhet të ndalet” në zgjedhjet e ardhshme.

“Ftojmë serbët nga Kosova të dalin masivisht në zgjedhje dhe të mos e votojnë listën ‘Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet’. Çdo votë e mbështetjes për Partinë Përparimtare Serbe (SNS) dhe Aleksandçr Vuçiçin do të ishte e barabartë me vetëvrasje, sepse Vuçiç kështu do të autorizohej të përfundonte tradhtinë ndaj Kosovës dhe Metohisë dhe t’i linte serbët Brenda projktit Shqipëria e madhe” – thuhet në njoftimin e Këshillit.

Kryesia e kësaj lëvizje vlerësoi gjithashtu se gjendja politike dhe e sigurisë së serbëve në Kosovë është katastrofike.

“Edhe pse populli është në një proces të rëndë emigracioni, askush nuk po bën asgjë për ti ndalur këto procese. Në pozitën e keqe të serbëve ndikon edhe politika militante e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, politikë e cila ngjall frikë tek popullata e mbetur serbe, teksa më shumë se 40 mijë serbë janë larguar nga Kosova në dhjetë vitet e fundit” – theksohet në thirrje.

SNV-ja, thuhet në deklaratë i dhuron Bozhuren e Zezë të Kosovës Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si shpërblim për pranimin e marrëveshjeve të Brukselit, Washingtonit dhe planit franko gjerman si edhe udhërrëfyesit të Ohrit, “me të cilat ata tradhtuan interesat kombëtare dhe shtetërore”. Gjithashtu një mirënjohje e tillë iu akordua simbolikisht edhe Listës Serbe në Kosovë.

Advertisement