Connect with us

Politike

Lulzim Basha gati për Betejë Ligjore dhe Zgjedhje 2025/ Shqiptarët do votojnë për veten e tyre

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se do të vijojnë betejën për rimarrjen e vulës së PD-së, por shtoi se nëse Gjykata e Lartë nuk merr një vendim deri para zgjedhjeve, atëherë ata e kanë gati alternativën për zgjedhjet e vitit 2025.

Komentet Basha i bëri teksa ishte i ftuar ne nje emision ku tha se do të prezantohen në zgjedhjet e vitit 2025 me çdo formë dhe mënyrë të mundshme.

Ai tha se grupimi politik që ai drejton është i pari nga forcat politike që ka shpalosur programin.

“Do ndjekim diçka që është në përputhje me bindjet tona. Do të bëjmë betejë për ligjshmërinë, por në çdo rast ne do të bëjmë gati alternativën. Shqiptarët do e kenë gati alternativën në zgjedhje. Asnjëherë nuk kemi pritur ne, as nuk do të presim. Jemi e vetmja forcë politike që kemi shpalosur programin.

Thelbi është që ne çdo ditë do të jemi me njerëzit. Do prezantohemi me një alternativë. Ose me PD nëse është vendosur ligjshmëria, ose në çdo formë dhe mënyrë tjetër. Shqiptarët nuk votojnë për një logo ose për një fantazmë apo për idhujtari. Shqiptarëve do u kërkojmë të votojnë për veten e tyre, për një program që merret me hallet e tyre.

Kjo është diferenca me partitë e vjetra. Kultura e re politike është që ti japim fund kësaj idhujtarie që e shikon politikën si ndeshje futbolli. Nuk mund të bëhesh tifoz në politikë. Duhet të mendosh se çfarë është më e mira për veten tënde, për fëmijët e tu apo për të ardhmen tënde”, tha Basha.

Advertisement