Shkrime
Lundrimi në krizë dhe vetëvrasja e paqes, Lajçak kundër opozitës në Kosovë e Serbisë
Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, akuzoi partitë opozitare, mediat dhe shoqërinë civile në Prishtinë e Beograd se në vend qe t’e përgëzojnë kryeministrin kosovar dhe presidentin serb – Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç – për marrëveshjen e arritur vitin e kaluar, ata u kritikuan ashpër në të dyja anët e kufirit.
Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë pranuan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve më 27 shkurt 2023 në Bruksel të Belgjikës, pastaj arritën një marrëveshje për planin e sekuncimit një muaj më vonë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, disa pjesë të marrëveshjes kanë gjetur zbatim, shumë të tjera akoma jo.
“Dy liderët nuk u përshëndetën në mënyrë pozitive kur u kthyen nga Ohri. Askush nuk ka thënë se marreveshja është e mirë për ne. Kjo është e mirë për Kosovën. Kjo është e mirë për Serbinë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit. E këtu përfshihet opozita, mediat dhe shoqëria civile. Nuk kam vënë re një zë në mbështetje te gjithckaje”- deklaroi Lajçaku në një intervistë për platformën Sbunker duke shtuar se normalizimi nuk është për liderët aktualë politikë – sigurisht, ata e kanë mandatin – por duhet të jetë një çështje e shoqërive.
Marrëveshja e Brukselit/Ohrit ofron njohje reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare. Dy fqinjë armiqësorë që assesi të dalin nga konflikti, do të shkëmbejnë misione të përhershme dhe nuk do ta bllokojnë rrugën e njëra-tjetrës drejt integrimeve evropiane. Serbia, po ashtu, u zotua se nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare…………………
Por Kryeministri Kurti vazhdoi të bllokojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përkundër thirrjeve të BE-së që të lëvizë në këtë drejtim, ndërsa presidenti Vuçiç u përball me kritika të ashpra në Serbi, veçanërisht nga partitë opozitare të krahut të djathtë. Rrjedhimisht, zbatimi i marrëveshjeve u bë “vijë e kuqe” për opozitën në të dy anët e kufirit.
Ndryshe, përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se marrëveshja e vitit të kaluar është ligjërisht e detyrueshme, ata nuk kanë arritur t’i bindin Kosovën dhe Serbinë që ta zbatojnë të njëjtën. Për këtë arsye, pas më shumë se 10 muaj pa takim të nivelit të lartë në dialog, kryeministri kosovar dhe presidenti serb pritet të takohen të mërkurën në kryeqendren evropiane.