Kronike
Lushnje/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet në flagrancë babai 69-vjeçar
Një 43-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme në Lushnje nga babai i tij. Shërbimet e Komisariatit të Lushnjes bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit B.P., 69 vjeç.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë) me të cilën 69-vjeçari plagosi të birin.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.’ , thuhet në njoftimin e policisë.