Connect with us

Kosova

LVV-ja dëshiron të qeverisë e vetme

Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk arriti t’i formoi institucionet e reja dhe dërgoi vendin në zgjedhjet të jashtëzakonshme, synon që pas 28 dhjetorit të qeverisë e vetme, e jo në koalicion me ndonjë parti tjetër politike.

Kështu të paktën ka potencuar zyrtarja e LVV-së, Albulena Haxhiu, e cila ndër të tjera tha se partia e saj s’është kundër koalicioneve, por megjithatë nuk po dëshiron të varet nga partitë e tjera politike.

“Unë besoj që tashmë qytetarët e kanë parë që nga muaji prill deri dje, se sa është e rëndësishme që LVV të mos varet prej subjekteve tjera politike të cilat kanë kërkesa në mospërputhje me fuqinë politike”, ka potencuar ajo duke shtuar se “mendoj që është e rëndësishme që të mos varemi nga këto subjekte politike, të cilat vetëm për shkak të inateve që kanë me LVV-në dhe me Albin Kurtin e lanë edhe vendin pa buxhet, edhe e lanë vendin pa marrëveshje ndërkombëtare, i lanë punëtorët RTK-së pa paga”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur 28 dhjetorin si datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend, pasi paraprakisht shpërbëri Kuvendin e Kosovës, i cili nuk arriti të zgjidhte një qeveri të re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kosova është zhytur në krizë të thellë dhe në një cikël të pandërprerë zgjedhjesh që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, të cilat u zhvilluan para pothuajse dhjetë muajsh, derisa vendi rrezikon jo vetëm regres të mëtejshëm institucional, por edhe kosto ekonomike dhe sociale.

Advertisement