Sport
‘M.United kundërshtari më i keq’, Xavi komenton shortin
Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës ka komentuar shortin e Europa League, që vendosi përballë katalansve që në raundin e ‘play-off’ skuadrën më të fortë të mundshme, Manchester United. Xavi e pranon se do kenë përballë një kundërshtar mjaft të ndërlikuar, por shton se Barcelona do që për herë të parë të fitojë këtë trofe.
“Është rivali më i keq me të cilin mund të përballemi, por kjo supozon një motivim të madh dhe do të jetë koha për të garuar. Është një rival historik dhe një duel shumë tërheqës. Të luash kundër më të mirëve është gjithmonë një plus. Barça nuk e ka fituar kurrë Ligën e Europës dhe ne do të përpiqemi, është një sfidë për ne, po shkojmë për titull,”-tha ai.
Sa i përket Ronaldo-s te Manchester United.: “Nuk është vetëm Kristiano Ronaldo, unë do të veçoja grupin, Ten Hag po bën një punë të shkëlqyer. Dhe Kristiano më duket një lojtar i madh, që ka shënuar një epokë dhe që mund të jetë ende vendimtar”- përfundoi Hernandez.