Connect with us

Bota

Macron del hapur kundër Putin: Thotë se dëshiron paqe, por…

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Rusia po riinterpreton atë që u ra dakord në bisedimet e armëpushimit.

Unë vërej se sot Rusia është gjithmonë e tunduar të riinterpretojë atë që ne diskutojmë dhe biem dakord. Ndërsa thotë se dëshiron paqe, Rusia vazhdon të godasë intensivisht territorin ukrainas, duke përfshirë objektivat civilë. Ne i dënojmë këto sulme”, tha Macron.

Ai gjithashtu thotë se Franca do të sigurojë një mbështetje ushtarake shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Udhëheqësi francez vazhdon duke thënë se Rusia nuk mund të diktojë kushtet për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Më tej ai shton se raketat antitank, raketat tokë-ajër dhe dronët janë pjesë e ndihmës së re të pajisjeve ushtarake që do t’i ofrohet Kievit. “Bëhet fjalë për Ukrainën,” thekson ai.

Advertisement