Connect with us

Bota

Macron flet me Abbas: Diskuton modalitetin për Gazën, zgjidhja me dy shtete e vetmja rrugë për paqe

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ku është diskutuar edhe një modalitet për Gazën.

“Kam folur sot me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas”, e nis Macron një njoftim të tijin në X, ish-Twitter. “Përsërita kënaqësinë time për respektimin e fazës së parë të armëpushimit”.

Për Macron, çdo peng i liruar është një lehtësim i madh. Çdo ditë pa greva, çdo veprim humanitar, një shpresë për Gazën.

Armëpushimi sipas tij duhet të vazhdojë në afat të gjatë.

Teksa, përmend: “Ne diskutuam planin e propozuar nga partnerët tanë arabë dhe modalitetet e tij për Gazën.

Me Arabinë Saudite, Franca po punon me të gjithë partnerët e saj rajonalë dhe ndërkombëtarë drejt një objektivi të qartë: të përcaktojë një udhërrëfyes të besueshëm drejt zbatimit të zgjidhjes me dy shtete, e vetmja mënyrë për të garantuar paqen dhe sigurinë për të gjithë në rajon”.

Advertisement